Në shërbimin tuaj

STOMATOLOGJIA ofron shërbime të shumta dentare. Ne trajtojmë sëmundjet e dhëmbit, stomatologjinë e fëmijëve, stomatologjinë eststike, kirurgjinë orale, proteotikën, vendosim implante dhe përdorim sistemin më profesional për zbardhjen e dhëmbëve "ZOOM".
Gjithashtu ju njoftojmë se kemi kyqur kontratën me Kompaninë e Sigurimeve shtetrore  dhe ofrojmë shërbime për pacientët me kartën e sigurimit.
Sëmundje të dhëmbit

* Pllomba nga amallgami
* Pllomba me Kompozite
* Trajtim i kanaleve të rrënjes
* Shërim i gangrenës së dhëmbit

Stomatologji e fëmijëve

* Lyerja me fluor e dhëmbëve
* Vulosja e fisurave
* Apeksifikimi (shërimi i dhëmbëve me rrënjë të pazhvilluara)
* Trajtimi i patologjive të ndryshme tek dhëmbët e qumështit

Stomatologji estetike

* Zbardhja e dhëmbëve me Zoom
* Ndërrim i pllombave të zeza me pllomba të bardha
* Vendosja gurit në dhëmbë
* Zirkon kurorat
* Pastrim i Gurrëzive dhe polirimi i dhëmbëve

Kirurgji orale

* Nxjerrja e dhëmbit
* Nxjerrja e dhëmbëve të impaktuar
* Apikoektomia
* Sinusplastika
* Largim i cistave
* Largim i cistave dhe vendosja e kockës artificial
* Largim i patologjive të ndryshme nga indet e buta të gojës
* Trajtim estetik i indeve të buta të gojës
* Trajtim i infeksioneve dentogjene (incizionet)
* Trajtim i traumave të ndryshme ne kavitetin oral
* Ndalja e gjakderdhjeve
* Shërim i alveolitit
* Kirurgji paraprotetikore
* Implantet - mbjellja e dhëmbit lexo më zgjerimisht

Protetikë

* Kurora nga Metal porcelanit (Aluminium oxide)
* Kurora nga Zirkoni (Zirconium oxide)
* Proteza të skeletuara
* Proteza të Skeletuara me Atacmenë
* Proteza totale
* Rindërtim Protetikor
* Punimin e kurorave të përkohshme
* Punimin e protezave totale mbi implante
* Proteza hibride

Operacionet estetike te gingives (mishrave te dhembeve)

Keto operacione behen tek pacientet ne rastet e meposhtme:

1 - Gummy smile: jane rastet kur personit ne momentin qe buzeqesh apo qesh i duken shume gingivat (mishrat e dhembeve ). Ne keto raste niveli i gingives ngrihet me lart dhe me pas dhembet vishen me faseta porcelani (PORCELAIN LAMINATE)
2 - Ne rastet kur gingivat zmadhohen, si pasoje e perdorimit te ilaceve te ndryshem ose e semundjeve te mishrave,dhe mbulojne nje pjese te dhembeve
3 - Ne rastet kur kemi disnivel ne gjatesine e dhembeve te pare.duke nderhyre te pjesa e gingives mund ti bejme dhembet te kene te njejten gjatesi
4 - Ne rastet kur gjatesia e dhembit eshte e pamjaftueshme per te kryer punime mbi te.




Fasetat e Porcelanit (Laminate)
Kjo eshte menyra me estetike qe perdoret sot ne bote. Materiali qe perdoret eshte ips empress II, ky material ka ne perberjen e vete 65% xham dhe 35% porcelan,ndersa percueeshmerine e drites e ka 80% ,pothuajse te barabarte me ate te dhembit natyral. Kjo ben te mundur qe punimi ne goje te mos kuptohet nga personat qe e shohin, pasi krijon nje pamje natyrale dhe shume estetike. Dhembi zvogelohet vetem 5mm ne siperfaqen e jashtme e me pas mbi te ngjitet faseta e porcelanit.



Fasetat perdoren per keto raste:

1 - Per te ndryshuar, zgjatur, shkurtuar, zgjeruar formen tek 6 dhembet e pare
2 - Per te mbyllur hapesirat ndermjet dhembeve
3 - Ne rastet e Gummy smile, pas operacionit te gingivave
4 - Kur ne dhembet e pare kemi mbushje masive te cilat nuk jane shume estetike




Inlay- Onlay

Inlay- onlay jane mbushje porcelani te cilat pregatiten ne laborator e me pas ngjiten ne dhemballe. Per realizimin e tyre nevojitet me teper kohe, 3 seanca tek dentisti dhe kane nje kosto me te larte se mbushjet normale.

Perdoren ne rastet e meposhtme:

1 - kur dhembi eshte shume i demtuar por nuk duam ta veshim me kellef porcelani
2 - kur duam qe jetegjatesia e mbushjes te jete me e madhe.
3 - per te realizuar mbushje me estetike dhe me te pershtatura me dhembin



Ips Empresss II

Eshte materiali me estetik qe perdoret ne bote per realizimin e punimeve estetike.
Ka nje perberje 65% xham dhe 35% porcelan. Kalimin e drites e ben ne masen 80% gje qe e ben te jete shume i afert ne pamje me dhembet natyral. Mund te perdoret per realizimin e fasetave te porcelanit, mbushjeve te porcelanit (inlay-onlay),si dhe per kellefet e porcelanit por vetem per grupin e 6 dhembeve te pare.


Zirconium

Ky eshte nje material i cili perdoret per te realizuar kellef ose ura porcelani pa bazament metalik. Fortesia e zirkonit eshte e njejte me ate te metalit ,ne kete menyre mund te realizohen punime estetike ,jqe nuk shkaktojne alergji por dhe rezistente.

Zirkoni eshte me rezistent ndaj forcave te pertypjes prandaj mund te perdoret si per dhembet ashtu dhe per dhemballet.persa i perket anes estetike zirkoni e kalon driten ne masen 40% dhe vjen pas ips empress II.

 


Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!