Herzlich willkommen! Liebe Patientin, lieber Patient
Willkommen bei der Zahnarztpraxis Dr. med. dent. Menderes ELEZI

 

Mirë se vini! Pacienti i/e nderuar, i/e dashur pacient
Mirë se vini në praktikë e dhëmbëve e Dr med.dent. Menderes Elezi

Добредојдовте! Почитувани пациентот, драги пациенти
 Добредојдовте на стоматолошка пракса на д-р мед. Мендерес Елези

Ne kliniken tone ofrohen sherbime cilesore dhe te garantuara, per te gjithe ata qe i kushtojne rendesine e duhur shendetit dhe higjenes se gojes.

Ju mirepresim ne cdo kohe, mjafton te prenotoni oraret tuaja nepermjet numrave te kontaktit ose aplikimit online (kontakto) qe ndoidhet ne te djathte te cdo faqeje te ketij websaitit.

Stafi i Klinikes Dentare  "Stomatologjia" Dr. med. dent. Menderes ELEZI

Bëjmë drejtimin e dhëmbëve me ortodoncinë fikse, me metoden më të re - me mjete nga Dentaurumi i Gjermanisë, me anën e breketave të porcelanit dhe metalit.Psh. te rastet e Anomalive ortodontike: protuzioni, kafshimi i kryqëzuar etj.
-Posedojmë edhe rentgenin - ortopanin.
(për fotografimin e dhëmbëve).
-Bëjmë zbardhimin e dhëmbëve
dhe vendosjen e gurëve estetik.

Per nje buzeqeshje…te verdhe

stomatologjia

Duhet vetem nje moment per te lare buzeqeshjen. E megjithate shqiptaret preferojne me shume ta lene te zverdhet e krimbet per ta zevendesuar me pas me nje proteze porcelani e zirkoni. Harxhojme me shume sepse nuk kemi leke, qe te kujdesemi ne vazhdimesi. Sindroma shqiptare e nje buzeqeshjeje qe kushton

kujdesi per dhembet

Për dhëmbë të bardhë dhe aromë të freskët
 

Buzëqeshja e bukur është pjesë shumë e rëndësishme e komunikimit, ndërsa për buzëqeshje të bukur duhet t’i keni dhëmbët e bukur.

Dy mënyrat e zbardhjes së dhëmbëve dhe shkaktarët e ngjyrosjes së tyre
Kujdesi për dhëmbët, për të parandaluar infeksionet e ndryshme. Mund t’i zbardhoni dhëmbët te stomatologu ose në shtëpi

Koncepti i estetikës, që simbolizon bukurinë dhe të pëlqyerit nga njerëzit, ndryshon shumë nga një kulturë në tjetrën. Kultura të ndryshme i ngjyrosin dhëmbët e tyre me të zezë, por siç duket, kohët e fundit dhëmbët e bardhë të Hollivudit kanë më tepër popullaritet. Lehtësimi i përdorimit të agjentëve zbardhues të dhëmbëve ka bërë që jo vetëm njerëzit publikë, por të gjithë të kenë mundësinë e zbardhimit të tyre. Ka dy lloje mënyrash për zbardhimin e dhëmbëve: zbardhim te stomatologu (Office Bleaching) dhe zbardhimi në kushtet e shtëpisë nga vetë pacienti (Home Bleaching).
 

Arsyeja e vajtjes tek dentisti per kontroll ne menyre te rregullt eshte parandalimi i problemeve.

stomatologjia parandaluese Qellimi eshte te parandalojme prishjet e dhembeve, semundjet e mishrave te dhembeve si dhe crregullimet e tjera qe rrezikojne shendetin e dhembeve dhe te gojes suaj.

Kombinimi i higjenes orale te perditshme (larja e dhembeve, perdorimi i fillit dentar, gargarat) me kontrollet e rregullta te dentisti jane shume te rendesishme nese ju doni te keni dhembe, gingiva dhe nje buzeqeshje te shendetshme.

Ne jemi te pergatitur per tju ndihmuar per te fituar dhe per te ruajtur nje buzeqeshje te shendetshme duke ju ofruar sherbime te cilat varjojne nga kontrollet periodike, pastrimet e gurezave e te njollave deri tek trajtimet me te komplikuara per problemet e mishrave te dhembeve. Ne do ju kushtojme kohen e duhur per tju instruktuar ne lidhje me metodat me te mira (menyrat e larjes se dhembeve,perdorimin e fijes dentare, perdorimin e furcave per hapesirat ndermjet dhembeve si dhe per menyrat e pastrimit te urave e te protezave). Te cilat ju i aplikoni ne shtepi per ruajtjen e higjenes orale, gjithashtu ne perpiqemi tju ndihmojme te kuptoni shenjat e heshtura te fillimit te semundjes se mishrave te dhembeve.

 

Sëmundjet e dhëmbëve rrezik për zemrën

Higjiena e keqe e dhëmbëve mund të shkaktojë sëmundje të zemrës, kanë treguar rezultatet e shkencëtarëve irlandezë.

Në zgavrën e gojës në gjendje normale gjenden afër 700 lloje të ndryshme bakteresh. Këto mikroorganizma nuk janë të dëmshëm nëse nuk kalojnë në qarkullimin e gjakut ku lidhen me pllakëzat e gjakut dhe shkaktojnë koagulime, të cilat janë të rrezikshëm për të shkaktuar infarkt.

Nëse dhëmbët nuk pastrohen rregullisht, vjen deri te gjakderdhjet e gingivës (mishit të dhëmbëve) me ç’rast mundësohet depërtimi i baktereve të ndryshme në qarkullim.

Higjiena e gojes
Si te kujdesemi per dhembet dhe mishin e dhembeve?
Larja e dhembeve rregullisht dhe perdorimi i fillit dentar ndihmon ne shendetin e dhembeve dhe mishit te dhembeve, dhe parandalon kariesin dentar dhe semundjet e mishit te dhembeve.
Pse eshte higjiena e gojes e rendesishme?
Higjiena e gojes parandalon problemet dentare – kryesisht formimin e pllakes dentare dhe gurezave, te cilat jane faktoret kryesore ne krijimin e problemeve te mishit te dhembeve si dhe kariesit (prishja e dhembeve)



Sie sind Besucher Nr.

Eigene Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!