Edukimi oral

Tashme eshte e padiskutueshme qe larja e dhembeve eshte nje procedure e domosdoshme dhe e pazevendsushme me asgje tjeter per te pasur dhembe te shendetshem per tere jeten .

Nese femijet nuk motivohen dhe keshillohen drejt ,nuk e pelqejne larjen e dhembeve .

Ne fazat e para te jetes jane mamate ato qe i lajne dhembet femijeve ,,dhe me vone femijet e bejne vete kete procedure por duke u kontrolluar nga prinderit .

Eshte e vertetuar nga ekspertet e kesaj fushe qe prinderit duhet jo vetem ti keshillojne femijet por dhe duhet ti kontrollojne se si u realizua kjo procedure .

Pasi mund te kemi tre situata :

E para nuk ka asnje rezultat

E dyta ka nje rezultat pozitiv

E treta ka nje rezultat negativ

Le ti marrim me rradhe

E para : prinderit ju thone ,ose me mire i komandojne femijet ,lani dhembet etj ,pa i inkurajuar ose kontrolluar .femija e kryen disa here kete procedure ,duke ju bindur urdherit ,e pastaj kupton qe askush nuk po e kontrollon dhe ose nuk e ben me ose e ben superficialisht .

E dyta : prinderit i kerkojne femijes te laje dhembet duke i premtuar dicka ,pra ne kembim te nje loje bashke ,shetitje apo parjen e nje filmi bashke ,por kjo gje do realizohet pasi eshte kontrolluar si eshte kryer larja e dhembeve .Ne kete rast femija eshte i motivuar ta beje larjen shume mire perndryshe ai nuk do perfitoje ate qe i eshte premtuar. Gjithashtu ne keto raste prindi shkon bashke me femijen per te lare dhembet duke e kthyer kete proces edhe si nje loje dhe gezim per gjithe familjen .

E treta : prinderit komandojne femijen per ti lare dhembet ,ne te kundert ai do denohet ,dhe femija qe sigurisht nuk do qe te denohet i lan dhembet por me pertese ,pa deshire sepse eshte i motivuar keq.

 

Jane tre kategori qe duhet te ndikojne ne edukimin e femijeve drejt higjenes orale

Prinderit dhe ata qe kujdesen cdo dite per ta ,

institucionet shkollore me programet e tyre

mjeku stomatolog i shkolles qe ben kontrollet e femijeve duke sensibilizuar prinderit mbi problemet qe prekin dhembet si dhe rendesine e higjenes orale

Gjithashtu mjeku stomatolog qe merret me trajtime te ndryshme duhet tu tregoje dhe udhezoje per teknikat me te mira ,llojet e pastave apo tipin e furces .

Shpesh ndodh qe ne klinikat dentare prinderit vijne me femijet e tyre per ti kontrolluar dhe fjalia e pare eshte shiko “ky ose kjo nuk i lan dhembet” duke dashur te delegoje pergjegjsine e tij tek mjeku stomatolog .

Ne realitet keta prinder jane pacientet tane qe ne te shumten e rasteve nuk jane aq sensibel ndaj higjenes orale pra jane nje shembull i keq per femijet e tyre .

Ne pergjithesi prinderit qe kane nje kulture te plote per higjenen orale kujdesen shume me teper per shendetin oral dhe buzeqeshjen e femijve te tyre dhe ata kane me shume rezultate ne motivimin e femijeve duke perdorur te gjitha mjetet.

Me teper informacion mbi shume probleme te dhembeve dhe gojes si dhe pergjigjet e tyre do ti gjeni ne faqen tone te internetit www.shssh.org /publiku

Bëni një vizitë tek dentisti dy herë në vit për një pastrim profesional ose të paktën një kontroll vjetor.

 

Lani dhëmbët dy here në ditë për dy minuta, pas ngrënies së mëngjesit dhe në mbrëmje përpara se të shkoni në shtrat. Gjithashtu pastroni dhe gjuhën.

 

Larja e dhëmbëve heq mbetjet e ushqimit të cilat në qoftë se nuk pastrohen, formojnë pllakëza( shtresa bakteriesh pa ngjyrë ). Pllakëzat shkaktojnë acid, i cili dëmton smaltin e dhëmbëve, gjithashtu mund të shkaktojë prishjen e dhëmbit dhe një aromë të keqe të gojës.

 

Zëvendësoni çdo tre muaj furçën tuaj të dhëmbëve.

Përdorni fijen e perit të dhëmbëve, ai mundëson heqjen e mbeturinave ushqimore të mbetura midis dhëmbëve.

 

Përtypja e çamçakizave pa përmbajtje sheqeri nuk zëvendëson larjen e dhëmbëve. Por ajo stimulon prodhimin e pështymës e cila largon ushqimet e mbetura në gojë.


Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!